fbpx

38 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 206 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 189.

Po ashtu, në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *