fbpx

Aliu: Marrëveshjet e 20 qershorit do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm në mes të dy qeverive

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në mes të dyja qeverive.
Aliu ka premtuar se marrëveshjet e nënshkruara të hënën e 20 qershorit do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm në mes të dy qeverive.

Sipas tij, Gentian Sala, në ekipin e tij, ka anëtarë nga të dyja qeveritë, dhe detyrat e këtij Sekretariati janë të merren me zbatimin e marrëveshjeve, ku herë pas here bëjnë kontrolle në ministritë dhe gjithashtu, përkujdesen që ato të zbatohen.

“93 për qind të marrëveshjeve që i kemi nënshkruar i kemi zbatuar gjeri më tani” ka thënë.

Tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjet që i kanë realizuar të hënën e 20 qershorit ku ka premtuar se deri në mbledhjen e ardhshme në mes të dy qeverive do të jenë të zbatuara.

“Në çdo mbledhje duhet t’i kemi marrëveshjet e përfunduara dhe vetëm duhet të bisedohet për vazhdimin e punëve te tjera” ka theksuar ai.

Aliu ka bërë të ditur se dy grupet punuese janë shkrirë për ta themeluar Sekretariatin e përbashkët për të dyja shtetet. RTVD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *