fbpx

Baerbock: Të përshpejtohen negociatat për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock konsideron që diskutimi për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet.Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për integrim dhe harmonizim, tha Baerbock të premten, pas bisedimeve në Berlin me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.

Përveç Rusisë, ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor po kërkon Kina..

“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në mes të BE-së. Duhet që përfundimisht t’i sjellim njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, kërkoi Baerbock.

Sipas ministres gjermane, Bashkimi Evropian duhet të kishte mbajtur premtimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje e besueshmërisë”.

Negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë për anëtarësim në BE, janë duke vazhduar.

Megjithatë, javën e kaluar Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile për miratimin e kornizës së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ky veprim ndodhi pas një ndryshim në tekstin e kornizës negociuese, e cila do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do ta detyronte Shkupin të mbante marrëdhënie të mira me Bullgarinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *