fbpx

Bekim Mehmeti fton tetovarët: Respektoni masat për ta tejkaluar situatën e virusit

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Bekim Mehmeti, në emrin e tij dhe këshilltarëve komunal të Tetovës, ka ftuar qytetarët e komunës së Tetovës, për të respektuar masat e vendosura nga ana e Qeverisë, shtabit të emergjencës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ju lutemi të qëndroni sa më shumë pranë familjeve Tuaja me çka do të kontribuoni në uljen e rasteve të prekura dhe me këtë të shpëtojmë edhe jetë njerëzish”, ka shkruar në apelin e tij, z. Bekim Mehmeti.

Ja apeli
“Të nderuar banorë të Qytetit të Tetovës.
Më lejoni që në emrin tim si Kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës dhe në emër të të gjithë këshilltarëve komunal, t’u apeloj që t’i respektoni sa më shumë që është e mundur masat e vendosura nga ana e Qeverisë, shtabit të emergjencës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
Ju lutemi të qëndroni sa më shumë pranë familjeve Tuaja me çka do të kontribuoni në uljen e rasteve të prekura dhe me këtë të shpëtojmë edhe jetë njerëzish. Krijoni mundësinë që institucionet e thirura të bëjnë punën e tyre dhe gjithë së bashku ta kalojmë edhe këtë sfidë e cila e ka kapluar gjithë Botën”, ka shkruar kryetari i Këshillit të Tetovës, edhe në emrin të të gjithë këshilltarëve, z. Bekim Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *