fbpx

Debati për dorëheqjen/ Basha në mbledhjen e grupit të PD: I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i hapur për çdo zgjidhje në të mirë të partisë. Kështu ka deklaruar ai para deputetëve të tij sot në mbledhjen e grupit parlamentar. Gazetari Osman Sfata ka siguruar për BalkanWeb fjalën e Bashës para grupit parlamentar.

 

Basha: I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim! Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që I shërben pd, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur per cdo zgjidhje që I shërben demokratëve, te gjithe demokrateve pavaresisht se per cilin kandidat votuan dhe per te terhequr ate shumice nga rradhet tona qe nuk votoj

 

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *