fbpx

I prekuri me COVID-19, mesazh nga Klinika Infektive në Prishtinë: Merrni seriozisht këtë pandemi

Qytetari i prekur me coronavirus, nga fshati Bibaj i Ferizajt, i cili po qëndron në Klinikën Infektive, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore. Ai gjithashtu bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ky virus.

I infektuari më COVID-19, përmes një postimi në Facebook, thotë se “ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvojë e mirë dhe e lehtë për mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqërisë që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe”.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet COVID-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota është duke u ballafaquar më këtë fatëkeqësi.

Postimi i plotë i tij:

“Miq dhe familjar të dashur

Së pari shpresoj që të jeni mirë dhe shëndosh. Faleminderit shumë për mesazhet e pafundëme që më keni dërguar dhe për mbështetjen tuaj në këtë kohë të vështirë.

Pas kthimit tim nga Gjermania, ju nënshtrova procesit të kuarantinës si të gjithë bashkë udhëtarët e tjerë, dhe fatkeqësisht rezultatet e testimit për Covid-19 më dolën pozitiv. Gjatë tërë këtij procesi kam qëndruar në konviktin e studentave në Prishtinë.

Gjatë mbrëmjes së 20 Marsit, gjendje ime shëndetsore u perkeqesua dhe kerkova qe te dergohem në repartin infektiv të QKUKs.

Falenderoj stafin mjekësor per përkujdesjen e tyre deri më tash dhe dua të ju informoj që gjendja ime shëndetsore momentalisht është stabile.

Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet Covid-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota eshte duke u ballafaquar më këtë fatëkeqsi.

Ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvoj e mir dhe e lehtë per mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqëris që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.

Sqarim për bashkëvendasit e mi Bibaj-Ferizaj: Gjatë tërë këtij procesi kam qenë dhe ende jam i izoluar në repartin infektiv në Prishtinë dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ndonjë qytetar nga Ferizaji apo Bibaj. Ju kërkoj falje për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar si pasoj e këtyre rrethanave.

Rrespekt dhe Dashuri per gjith juve ❤️❤️❤️”  (sic.), ka shkruar ai.

Në Kosovë sot është shënuar viktima e parë, që ishte infektuar me coronavirus. Ai është një 82 vjeçari nga Dumnica e Podujevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje se ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë 298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *