fbpx

Inovacionin e Transportit dhe Mundësitë Industriale në rajonin e Adriatikut. Zhvillohet konferenca finale e projektit SKEYE

Më 16 Qershor 2022, Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me partnerin kryesor Distretto Tecnologico Aerospaziale, Puglia zhvilluan në Tiranë konferencën finale të projektit SKEYE, bashkëfinancuar nga Programi INTERREG IPA Italy-Albania-Montenegro 2014-2020.

Konferenca mbi “Inovacionin e Transportit dhe Mundësitë Industriale në Pellgun e Adriatikut” bashkoi politikbërësit, akademinë, industrinë e aviacionit civil dhe partnerët e projektit nga Rajoni i Pulias, Itali dhe Mal i Zi me qëllim njohjen  me kërkimet dhe teknologjinë e re të sistemeve të aplikuara në hapësirën ajrore për menaxhimin inteligjent dhe të qëndrueshëm të transportit dhe përfitimet e mëdha që rrjedhin nga përdorimi i integruar i këtyre teknologjive në jetën e tyre të përditshme.

U adresuan çështje që lidhen me infrastrukturën më të sigurt në transport nwpwrmjet shërbimeve hapësinore të BE-së, lëvizjen e avancuar nëpërmjet ajrit, lëvizshmërinë urbane ajrore, iniciativat e zhvillimit të saj në Evropë si dhe krijimi i ndërmarrjeve inovative të kësaj fushe në Shqipëri, me synimin për të eksploruar dhe kuptuar ndikimin e mundshëm të këtyre shërbimeve hapësinore mbi inovacionin në transport dhe mundësitë industriale që ka rajoni i Adriatikut.

 

Në këtë kuadër një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Distretto Tecnologico Aerospaziale për bashkëpunim të mëtejshëm në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *