fbpx

Ka dhunuar Klodi- Dorinën, apo Dorina- Klodin? Të pathënat e arrestimit të ish-lojtarit të Kombëtares Klodian Duro dhe argumenti sipas mbrojtjes (FAKTET-PËRPLASJA)

Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje. Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro, raporton newsport.al.

Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ish-bashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ish-futbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë.

 

Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij. Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes, raporton newsport.al.

 

Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet.

 

 

Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë. Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ish-bashkëshortes së vet, raporton newsport.al.

 

Nëse ky është një skenar i mirëpërgatitur, apo një gjë që ka ndodhur vërtet, kjo do të zbulohet nesër, kur Klodian Duro do të dalë përpara gjykatës për dhunë në familje e përndjekje ndaj ish-bashkëshortes.

 

Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin. /Newsport.al/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *