fbpx

KPK: Ligji i miratuar në Kuvend pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shprehur shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në Kuvendin e Kosovës.

Këshilli Prokurorial me anë të kësaj deklarate për media, ka thënë se ky ligj cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues.

“KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese. Për më tepër, përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”, thuhet në deklaratën për media.

“Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”.

Kurse, ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *