fbpx

Kurti në takimin me Lajçakun: Kosova e angazhuar për dialog parimor me Serbinë dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë thuhet se u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Ai falënderoi Lajçak si dhe këshilltarët Plotner dhe Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *