fbpx

Kurti uron Truss për zgjedhjen e saj si kryeministre e MB-së: Pres me padurim të bashkëpunojmë për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Liz Truss për zgjedhjen e saj si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pret me padurim që të punoj me kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta.

“Urime kryetares së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss. Pres me padurim të punoj me kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.

Liz Truss është emëruar si pasuese e Boris Johnson, duke u bërë kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *