fbpx

Kuvendi kërkon opinion nga IKShPK për mbajtje të seancës, Kryesia mblidhet të martën

Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të marrë opinion se a mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku në rend dite do të jetë mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit kur do të mbahet seanca, do të mbahet të martën në ora 14:00.

Këto i ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Faton Peci, i cili ka thënë se është kërkuar opinion profesional nga IKShPK.

“Është kërkuar opinion profesional nga IKShPK. Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, tha ai.

Kujtojmë se LDK të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *