fbpx

LDK i bënë thirrje Qeverisë të nis dialogun me mësimdhënësit

LDK i bënë thirrje Qeverisë të nis dialogun me mësimdhënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur dy mbledhje të ndara, atë të Kryesisë qendrore dhe me kryetarët e degëve.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet politike dhe gjendja e rëndë që ka kapluar vendin tonë për shkak të rritjes enorme të çmimeve, si dhe për krizën energjetike.

Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik.

“Lidhja Demokratike edhe njëherë bën thirrje që Qeveria të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike në vend; të nis dialogun me mësimdhënësit tanë në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor; si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe papërballueshmërinë qytetare”.

Abdixhiku, në koordinim me Kryesinë dhe me kryetarët e degëve, ka shpallur valën e re të takimeve me qytetarët në të gjithë vendin.

“Kryetari Abdixhiku ju ka bërë thirrje të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithmbarshëm në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *