fbpx

Molliqaj publikon videon e arrestimeve të sotme: Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video incizim nga arrestimi i tij dhe aktivistëve të partisë së tij sot, pas përfundimit të protestës së veteranëve të UÇK-së.

Në videon e postuar në rrjetin social Facebook, Molliqaj, thotë se “dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë”

“Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!”

Ndryshe, policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjykata ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre, transmeton Telegrafi.

Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pasi një përleshje fizike kishte ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.

Ndërsa, PSD ka njoftuar se përveç Molliqajt, janë arrestuar katër aktivistë, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *