fbpx

Në 246 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Kurti: Jemi të përkushtuar ndaj jetës dhe lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Deklarata e Pavarësisë së Amerikës prezantoi kthesën e madhe në historinë botërore, pasi historia moderne politike nuk mund të kuptohet shumë më pak e vlerësuar pa revolucionin amerikan dhe Deklaratën e Pavarësisë

Këto komente kryeministri Kurti i bëri sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, me rastin e shënimit të 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti shtoi se në fillim të shekullit të 20-të, shqiptarët luftonin për të siguruar vendin e tyre në mesin e kombeve të pavarura të botës, dhe liderët tanë të atëhershëm i kishin shpresuar edhe idealet amerikane të Presidentit Wilson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *