fbpx

“Në lojë është PD, jo karriera individuale”/ Heshti pas zgjedhjeve të 6 marsit, Tabaku-Bashës: Duhet të bëni një hap pas. Partia të bashkohet

Ndonëse heshti pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD nuk arriti të sigurojë fitore në asnjë prej bashkive ku votohej, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku u shpreh sot se prej 9 shtatorit ka kërkuar bashkimin e PD, ndërsa theksoi se rezultati në zgjedhje dëmtoi partinë.

“Nuk eshte karriera individuale ne loje, as e Bashes, e Jorides. Eshte PD ne loje. Secili duhet te kaloje mbi vete dhe te shohim cili eshte ky hapi perbashkues” u shpreh Tabaku ndërsa shtoi se deputetët demokratë duhet të ishin sot në protestë, përballë Edi Ramës, dhe përballë njëri tjetrit.

 

Pjese nga fjala e Tabakut:

 

“Nuk kam preferuar qe diskutimin e brendshem ta bejme mediatik. Nuk themi dot qe jemi mire. Kam qene e angazhuar me komisionin per inceneratoret, nuk kam patur mundesi te perfshihem si koleget e tjere. U perfshiva 4 ditet e fundit. Falenderoj koleget qe votuan edhe ne parlament ne komisionin hetimor. Do te kisha dashur qe pavaresisht ndasive uroi te kishte mbajtur qendrim ate dite.

 

Ne politike na dallon qendrueshmeria. Nga 9 shtatori kam kerkuar per bashkimin. Jam sulmuar ose kam kerkuar te jemi bashke. Rezultati qe morem ne terren, na demtoi. Edhe pala tjeter nuk arriti asgje. Pra vetem bashke dhe pertej nesh mund t’ia dalim. Ne Vorë me thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri ne terren nga pd. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Ne cdo mbledhje, kam kerkuar qe te mos perjashtojme njerez. Nuk jam ne politike per karrige. Jemi per te perfaqesuar njerezit. Une jam gati te ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por pergjegjshmeri.

 

Nuk eshte karriera individuale ne loje, as e Bashes, e Jorides. Eshte pd ne loje. Secili duhet te kaloje mbi vete dhe te shohim cili eshte ky hapi perbashkues. Kam lexuar kolegun Sula qe ka propzuar nje mekanizem. Deshira per te dale nga ketu ku jemi elziston. Besoj kryetar qe ju duhet te beni nje hap pas. Të gjejme nje menyre sesi faktoret ne PD te bashkohen dhe ne te ecim perpara. Besoj se ne duhet te ishim sot ne proteste. Ata presin qe ne te jemi perballe Edi Rames, jo njeri tjetri.

 

Na kane votuar per aleternative qeverisese dhe ne duhet te jemi nje alternative e tille. Ne duhet te jemi nje parti qe mbeshtet qytetarat, te jemi ne terren. Te jemi te thjeshte, se jemi per here te trete ne qeveri. Sot beteja ime eshte me Edi Ramen. Nuk kam asnje ambice perossinale. Duhet te dalim mbi vete. Si te dalim mbi vete dhe te nxjerrim siper pd. E pame se ku jemi. Duhet te shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili eshte mekanizmi, por di te them qe ajo qe ndodhi ne keto muaj na solli ne kete situate. Duhet ta tejkalojme per demokratet dhe shqiptarët.” u shpreh Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *