fbpx

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Coronavirus”, me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe  punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga Pandemia “Covid-19”, të burgosurat  në Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material  në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, ndërsa pas kalkulimit të kostos së prodhuar, këto maska  kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *