fbpx

Nga nesër gjimnazi “Hamëz Jashari” fillon mësimin online

Pas fillimit të mësimit online për shkollat fillore të organizuar nga MASHTI, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me Drejtorinë e Arsimit janë angazhuar që mësimin online ta organizojnë edhe për shkollat e mesme të kësaj komune.

Falë punës së palodhshme të drejtorit dhe profesorëve të gjimnazit “Hamëz Jashari” si dhe bashkëpunimit me kompaninë “Flutura Akademi” nga nesër më datë 30.03.2020, do të fillojë mësimin online për nxënësit e këtij gjimnazi, shkruan Jashari në Facebook.

Kryetari Jashari ka shprehur besimin se shumë shpejt do të fillojë mësimin online edhe për dy shkollat tjera SHMLP “Anton Çetta” dhe Qendra e Kompetencës.

“Profesorët kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe kanë njoftuar nxënësit mbi mënyrën se si do të zhvillohet ky mësim. Me këtë rast kërkoj nga nxënësit që të jenë aktiv në këtë proces, në mënyrë që të mos mbeten mbrapa me mësime”, shkruan Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *