fbpx

Një polic konfirmohet i infektuar me coronavirus

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19.

Televizionit Publik ua kanë konfirmuar nga drejtoria e Shëndetësisë së Policisë.

Zyrtari policor është nga Malisheva.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me coronavirus 88 persona, ndërsa një 82 vjeçar ka vdekur.

Institucionet shëndetësore kanë informuar se 2 prej të infektuarve tashmë janë shëruar.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Po ashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi dje Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *