fbpx

Rama sërish flet për raportet me Kurtin: Po spekulohet për arsye politike, nuk jam i interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se pas çdo mbledhje të përbashkët ne i afrohemi pak më shumë qëllimit madhor të dokumentit të partneritet strategjik mes dy vendeve tona të nënshkruara në Prizren më 2014.

“Kemi rënë dakord që me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave. Një seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’iu adresuar popullit shqiptar”, ka thënë Rama.

Rama pati edhe disa fjalë për ata për të cilët tha se kanë dëshirë të bëjnë komente mes raporteve të dy qeverive.

“Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara,, përfshirë edhe të atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar në ta kaluarën. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo të shërbej si arsye për të bërë spekulime të natyrës politike, sepse unë jam i pa interesuar që të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha Rama.

Rama tutje shtoi se do të ishte çudi nëse ai do të pajtohet për çdo gjë me Kurtin.

“Do të ishte çudi sikur të binim dakord me Albinin për çdo gjë, kjo do të ishte problem atëherë, fakti që nuk biem dakord për çdo gjë do të thotë që jemi në rregull”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *