fbpx

Rindërtimi në Kombinat/ Kryemadhi: Shteti duhet t’i dalë për zot banorëve! Beteja jonë nuk është me Ramën, por..

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Kombinat, ku u njoh nga afër me shqetësimin e banorëve të kësaj zone, banesat e të cilave janë prishur nga tërmeti.

Sipas Kryemadhit, shteti duhet t’i dalë për zot banorëve me garanci juridike, në mënyrë që ata të kenë banesat e tyre.

 

Sa i takon ndertimit te Spitalit Rajonal të Fierit, Kryemadhi tha se Rama po e ben per fushate.

 

“Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier. Por nganjëherë ky jo vetëm merr në qafë jo vetëm veten e vet, por merr edhe ata të tjerët që deri diku mund të jenë seriozë dhe i bëjnë qesharakë edhe në sytë e opinionit publik.

 

Megjithatë beteja jonë nuk është më me atë si individ, as me Erion Veliajn, as me Edi Ramën. Beteja jonë është si të sistemojmë njerëzit, çfarë mundësie do t’i krijojmë njerëzve që të garantohen për shtëpitë e tyre e para. Bizneset e tyre, që përderisa janë taksapagues të rregullt, banorët kanë paguar dritat, ujin dhe çdo taksë, edhe taksë arsimi edhe pse nuk kanë pasur fëmijë në shkollë e kanë paguar. Atëherë detyrimi i tyre moral, më e pakta që und të bëjnë, është që të t’iu thonë: çfarë do bësh me pronën time? Dhe ky është një nga problemet. Ne edhe kur bëmë një draft kontratë që ua propozuam, ideja është që më thuaj në mënyrë individuale ku jam unë. Ndoshta banorët e këtij pallati që është shembur mund të kenë qenë votues socialistë dhe mund të jenë joshur me 2 apo 3 bonuse qiraje. Mirë dakord është Erion Veliaj dhe të paguan bonusin e qirasë, por çdo bonus qiraje në mënyrë të tjetërsimit të pronës në mënyrë të paligjshme, pra është e paligjshme, se kur të vijë ndonjë qeveri tjetër do ju thotë ktheni mbrapsht këtë bonusin e  qirasë se e keni marrë në mënyrë të paligjshme. Sepse do veprimtari që është për nxjerrjen jashtë të banorëve, të mos lidhjes së një kontrate, për mos angazhimin e dy palëve, pra qoftë të banorëve, qoftë edhe të Bashkisë në emër të qeverisë, harrojeni që nuk ekziston kjo gjë legjitime, ligjore, edhe institucionale, e bën të pamundur.

 

Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme, është që nuk bëhet thjesht me marrëdhënie politike, se duhet të jetë një garanci juridike, ku shteti u del për zot qytetarëve të tij. Partitë politike, kryetarët e bashkive, kryeministra ikin e vijnë, ka parë Shqipëria disa. Vetë Kombinati këtu sa Kryeministra ka parë.”, tha Kryemadhi.

 

Kryemadhi: Në Kombinat shkelje flagrante procedure dhe grabitje prone

 

“Në fakt ndoshta për momentin e vetmja gjë që kemi në dorë është ta denoncojmë si problem, ta bëjmë publike të gjithë këtë shkelje të kësaj procedure edhe flagrante, është grabitje prone. Dhe tjetra ajo që mendoj unë është që mos ndoshta do të ishte mirë që ta bënim edhe një bashkëbisedim më me këmbë në tokë, edhe me letra të shkoqura, të marrim disa inxhinierë ndërtimi dhe disa specialistë, e të shikojmë të ndërtojmë një argumentim dhe një oponencë shumë të qartë që metodologjia që ka ndjekur Bashkia e Tiranës, përveç se nuk është e ndershme me qytetarët dhe me banorët, por nga ana tjetër është flagrante grabitja e pronës dhe ka mënyrë, që sipas ligjit qoftë të urbanistikës, qoftë të emergjencave civile, qoftë të rasteve në fatkeqësi natyrore, aq më shumë për të drejtën juridike, që ti kur je pronar i një prone, edhe në rast se është e rrënuar, ti mund të mos jesh pronari i godinës së rrënuar, por je pronari i truallit. Dhe anë disa gjëra, që edhe këtë plan që ky e ka nxjerrë mediatikisht, me origjinë të kujt është, kush është prodhues i këtij plani dhe ku e ka të miratuar. A e ka konsultuar e para dhe e dyta nëse ka njerëz dhe familjarë që jetojnë me bonus qiraje, sa kohë do rrinë? Ti do ma shembësh pallatin mua, por unë e dua këtu ku e kam, me këtë hapësirë që kam, ose hajde të biem dakord, nëse ti do më spostosh 10 metra, apo 10 km më tutje. Pra, mënyra ose mungesa e informacionit, e cila na fut në dilema edhe ne vetë, jo më ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *