fbpx

Rritja e çmimeve/ Zheji: Kemi një kryeministër të majtë që anon djathtas. Lapaj: Qeveria të rishikojë modelin ekonomik, të kthehet vëmendja te prodhimi vendas

Në emisionit “Pikat mbi I” është diskutuar mbi rritjen e çmimeve. Të ftuar ishin aktivisti Adriatik Lapaj dhe analisti Artur Zheji.

Analisti tha se shteti duhet të bëjë më shumë politika të majta, ndërsa shtoi se duhet të vendoset një rregullator për ekonominë. Nga ana tjetër, aktivisti Lapaj, tha se duhet të ketë një rimodelim të ekonomisë dhe të orientohemi më së shumti te prodhimet vendas.

 

Lapaj: Në fillim thanë ç’punë kemi ne me tregjet. Sot u kërkoi llogari tregjeve, kjo është një hap i mirë, ta përshëndesim. Karburantet janë një pjesë e abuzimit. Këtu kanë ikur për kot çmimet. Ka një paqëndrueshmëri që vjen nga nivelet e larta. Ai nuk e di me çfarë kosto nxjerr produktet e ditës.

 

 

Adam Smith ka një koncept. Kur shteti nuk ndërhyn drejtpërdrejt, ka mekanizma kontrolli që s’të lënë të ndërhysh në çmime. Kjo që po ndodh duhet të marrë zgjidhje. Në fund të ditës, shteti ka ekonomistët e vet, ndaj është shteti. Qytetari mestar duhet ta përballojë jetën. Nuk mund të kalojmë qytetarët në mjerim, kemi shumë atje.

 

Zheji: Pavarësisht kësaj panorame, mendoj që qeveria u kap e pa përgatitur sepse nuk ka vënë fokusin te pritshmëria e ngjarjeve që vijnë. Është procesi shkak-pasojë. Janë ata që shpërndajnë bonusin politik që i mban në pushtet. Deri dje nëpër studio u tha a kemi popull? Ata kanë zgjedhur të ikin. Stimulimi kryesor është bërë që jemi vend i varfër, jemi rracë e zgjuar, provojeni jashtë shtetit. Këto janë fryrje. Këtu është favorizuar me dashje apo pa dashje, por ama çfarë ka ndodhur. Shqipëria është zbrazur. Ata do të ikin dhe nuk i dihet nëse kthehen. Ata krijojnë jetë të ri andej. Krahu i punës është mall. Mund ta marrësh në Afganistan, Indi, ka punëtorë që punojnë. Tregu i punës që hajde të marrim njerëz më të këputur se ne dhe bijtë e nënave ikin. Pra kur thuhet e drejta e punës është e drejtë Kushtetuese. Jemi për ekonomi liberale, gjithsesi ka elementë të garantuar. Këtu vijnë 1 mln kinezë, indianë. Këta kanë skllevër të gjitha llojeve dhe shqiptarët të ikin sepse janë pa atdhe. U mor modeli i Malit të Zi. Mali i Zi i uli taksimin për shërbyesit turistikë dhe u rritën produktet e shportës. Ti ke subvencionet më të ulëta. Duhet të ketë mekanizma rregullator për ekonominë vendase. Kryeministri i majtë nuk ka, ai ha vetëm djathtas, jo majtas. Nuk harxhon energji për popullin e vet. E patë kur erdhi Erdogan? Na bëri një dhuratë të lezetshme me pallate, vlera e tyre ishte 40 mln euro, pa vjedhje, ne na shkon aq vetëm 2 km rrugë. Rama mund të bëjë një manovër ekonomike fiskale. Ne jemi në një shtet social, jo në një shtet ku kapitalizmi po dominon. Ka regjim monopoli në shumë sektorë.

 

Lapaj: Një avokate shumë e mirë ka bërë një sqarim ezaurues. Neni për naftën dhe nënproduktet përcakton që shteti mund të vendosë çmime tavan ose dysheme për naftën dhe gazin. Ka bazë ligjore, por ka munguar vullneti. Këtu gjen më shumë abuzim se sa pamundësi për të realizuar. Unë jam që tregu të lulëzojë. Shteti është shtet. Duhet dakordësi e madhe kombëtare për modelin ekonomik. Kini parasysh në mënyrën se si funksionon ekonomia janë disa persona që sjellin disa produkte. Ne duhet të bëjmë një dallim mes biznesmenit duke sjellë produkt dhe biznesmenit që është këtu. Ne duhet të riorientojmë ekonominë. Unë jam rritur në Sarandë e njoh prodhimin e Konispolit, për limona dhe portokaj. Ata kanë arritur në mbi 40 mijë tonë prodhim në vit dhe kanë kapacitete për 100 mijtë tonë, nëse kanë frigoriferë. Nuk ka politika mbrojtëse. Ata hyjnë 15 ditë përpara në treg, po erdhi greku ato groposen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *