fbpx

Si do merret leja e HYRJE- DALJEVE për pazar, Rama e shpjegon live me Karçanajn: Pensionistët të rrijnë në shtëpi!

Tashmë, kush do të dalë për të bërë pazar duhet të marrë leje.

 

Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama, paralajmëroi më herët, vetëm një prej pjesëtarëve do mund të lejohet për pazar ndërsa pensionistët duhet të rrinë në mënyrë absolute në shtëpi.

 

E gjithë procedura do të zhvillohet në e-albania dhe për ta ilustruar sa më mirë të gjithën, Rama realizoi një video live me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj e cila siç tha kryeministri, bashkë me ekipin e saj kanë ndërtuar këtë sistem në kohë rekord. Sipas Karçanajt tanimë përmes teknologjisë do mund të mbrojmë jetë duke kufizuar të dalat.

 

Po si merret “Leja për dalje”?

 

Të gjithë procedurën e shpjegoi Karçanaj duke aplikuar vetë e para për leje.

 

-Qytetari hap faqen e-Albania përmes një aparati celular, laptopi apo kompjuteri dhe klikon në shërbimin ‘Leje për dalje”.

 

-Pas identifkimit ne e-Albania, qytetari vendos orarin e daljes në fashën e lejuar dhe nis kërkesën.

 

 

-Në adresën tuaj të e-mail-it vjen mesazhi i miratimit të lëvizjes.

 

Për ata që nuk kanë akses në internet, edhe pse janë raste të rralla, Mirlinda Karçanaj shpjegoi që mjafton të dërgojnë 24 orë përpara, një SMS pa pagesë, “Lejen për dalje” në numrin: 55155.

 

Qytetari dergon me SMS; 1-Numrin e kartës së identitetit, 2-Orarin e Lëvizjes për blerje ushqimesh ose Ilaçe. Pas verifikimeve, qytetarit i dërgohet SMS miratuese.

 

Nga kjo procedurë,  përjashtohen ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizimin të vecante.

 

“Pensionistëve nuk do u jepet leje sepse atyre do u vijë përgjigja negative. Ata duhet të qendrojnë në shtëpi, ata që janë të vetmuar e s’i kanë fëmijët pranë, do kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushim. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Është vetëm një anëtar familje për të bërë pazar. Sistemi është i tillë që s’mund të kërkojnë leje për pazar më shumë se dy anëtarë familje. Ata që janë në punë, kur kanë mundësi të ndalojnë dhe për të bërë pazarin por gjithkush duhet të ketë në telefon lejen qëe ka marrë. Ky është sistemi”, u shpreh kryeministri ndërsa dha edhe një ‘porosi të fundit’.

 

“Mos më coni numra telefoni në facebook, për të gjitha problemet që keni përdornin kanalin e urgjencës në Shqipëriaqëduam.al. Nuk i ndjek dot të gjitha, komentet humbasin, i merr lumi i madh i rrjetit, humbasin. Në kanalin e urgjencës, do telefonoheni nga secili i anëtarëve të ekipit. Ne do jemi praë jush, pa pushim ditë natë”, premtoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *