fbpx

UP-ja shpall konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj 2022-23

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23.

Sipas një njoftimi thuhet se 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022.

“UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23. 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *