fbpx

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria zbardh akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj, ja sa vite burg rrezikon

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzën ndaj efektivit të policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha. Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria ka lajmëruar se tashmë Nevaldo Hajdaraj do të akuzohet për “vrasje me dashje”. Sipas tyre, filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Më tej njoftohet se arma e gjetur në pellgun e ujit, ka mbetur ende e paidentifikuar. Me ndryshimin e akuzës, polici Nevaldo Hajdaraj rrezikon deri në 20 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *