fbpx

Malësisë së Madhe iu shkëput një lule, kaloi në amshim, Lulë Gojçaj

Sot, me dhimbje të madhe morën lajmin se kaloi në amshim, Lulë Gojçaj, në moshën 63 vjeçare.

Lula ishte një bashkëshorte shembullore e atdhetarit e profesorit të nderuar, Gjergj Gojçaj, e cila i qëndroi krah bashkëshortit në profesionin e tij tejet human, në arsimimin e shqiptarëve dhe ruajtjen e kulturës e gjuhës shqipe në trojet e veta në Malësi.

Lula shquhej për zemërgjerësi dhe humanizëm të pashoq, duke qenë në rrjedha të gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, andaj, ajo si e tërë familja e njohur Gojçaj, mbante derën hapur për dashamirët e kombit dhe çështjes kombëtare.

Në jetë, ajo sfidat i përballoi krah bashkëshortit dhe familjes së njohur Gojçaj, në Malësi dhe tërë trojet shqiptare, duke edukuar me ndjesitë më humane, edhe birin e saj, Edward Gojçaj, veprimtarin e jashtëzakonshëm të çështjes shqiptare në Amerikë.

Lulë Gojçaj do të jetë e paharrueshme për familjen e saj të ngushtë, për Familjen e madhe Gojçaj në Malësi dhe të gjithë shqiptarët të cilët gjetën përkrahje te kjo familje fisnike e bujare, me traditë malësore, duke kontribuar gjatë tërë jetës së vet.

Televizioni Actv dhe mbarë komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpreh ngushëllime të sinqerta dy trashigimtarëve të saj Edward dhe Edmond Gojçaj dhe mbarë familjes Gojçaj!

I paharrueshëm do të mbetet kujtimi për Lulë Gojçaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *