fbpx

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: Rusia-2023, fillimi i fundit të Ariut të rraskapitur!

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë 350 ditë luftime në fushbetejëne Ukrainës: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit tëLuftës në WDC, panele me Ekpertë/personalitete të sigurisë nëWashington, Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris,Kolegjin e NATO-s Romë, etj”. Në shtesë të dhjetra publikimeve me fokus këtë subjekt, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth2022 si dhe pritshmëritë për 2023.

I. Rreth 78 vite mbas fitores mbi nazifashizmin si dhe 32 vite mbasrrëzimit të murit të Berlinit dhe kur kampi lindor me në krye BRSS “u shkërrmoq në paqe”, lufta si koncept si dhe agresioni ushtarakkundër tërësisë territoriale të një vendi sovran, pothuaj kishin dalë “jasht mode” nga doktrinat ushtarake, terminologjia e Institucioneve shtetërore, Instituteve, Akademive të sigurisë globale, rajonale, kombëtare, etj.

Prandaj viti 2022 do të skalitet në memorjen e historisë së njerëzimitsi viti i riciklimit të ndërmarrjes kriminale të luftës në Europë. Mbaspërfundimit të luftës II-të botërore në 8 Maj 1945, më 24 shkurt2024, regjimi Putinit j’u rikthye përqasjes neo-naziste të ndryshimittë kufijve shtetërore, statuskuosë, hartës dhe balancave gjeopolitikenëpërmjet agresionit ushtarak ose fuqisë së armëve vrastare.

Luftën nuk e bëjnë armët por njërzit me mendje të deformuar. Prandaj duhet ri-theksuar fortë se edhe kjo luftë nuk është kurrësesimes popullit Rus dhe Ukrainas, por kundër të keqes së përbashkëtdhe oshilacione staliniste të Putinit.

Makineria ushtarake e Putinit e nisi agresionin, me konceptet e vjetra; nxorri nga depot armatime dhe paisje ushtarake tëndyshkura; me vlerësime euforike të inteligjencës, me objektiva dhepritshmëri perandorake (nënkupto ëndrra paranojake) por rezultoi ehumbur, e rraskapitur, e izoluar dhe e diskredituar në fund të vitit 2022.

Kështu pasi, përgjatë 2022 Rusia humbi 40% të teritoreve të pushtuara (përfshi Kherson-in e shpallur si pjesë të Mëmës-Rusi),la në fushëbetejë 120 mijë të vrarë, kostoja financiare e kaloi 3 Trilion Euro (2 herë më shumë së Prodhimi i Përgjithshëm Neto(PPN) për 2022 =1.7 trilion); dëshpërim të moralit të ushtrisë dhekohezionit të kombit Rus; tërësisht e rrakapitur në humbjen e epërsisë si dhe të iniciativës strategjike!

Gjatë vitit 2022, Rusia u izolua nga mbarë bota e qytetëruar: “ndër 194 vetëm 4 shtete terroriste njohën fillimin e kësaj aventureneo-naziste; për shkak të kësaj lufte rrezikon përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB dhe në mos herët jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët e tij do të përgjigjen për krimekundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ndërsa për edhe më keq, Putinin e refuzojnë t’i japin dorën edheleaderët autokrat të Azis Ju-lindore dhe aleat tradicional të Rusisë. I kanë mbetur aleat vëtëm regjimet terroriste Irani, Korea e Veriut, apo së fundmi Junta e Malit, pas masakrave të së cilëve jo rastësishtjanë mercenarët Wagner të Putinit (të njejtët në Ukrainë)!

Gjatë vitit 2022, Rusia-Putiniste i humbi betejat për të testuarkohezionin mes 30 vendeve të NATO-s duke kërcënuar edhe me“gazin si armë gjeopolitike”; për të sfiduar rendin global të sigurisë,kufijtë gjeopolitike dhe interesat Euroatlatike. Në të kundërt, mbi 30 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, flasin fort përkohezionin e përforcuar dhe mbështetjen kritike të AlancësTransatlantike.

Gjatë vitit 2022, Rusia (keq) dështoi në shpresën dhe përpjekjet përtë hapur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale,axhendën e pushtetarëve të korruptuar dhe ekstrenistët e tipit Dodiknë Ballkan apo duke ricikluar oshilacionet e Millosheviçit nëBeograd për të kërcënuar me agresion ushtarak ndaj sovranitetit tëRepublikës së Kosovës si dhe ndaj prezencës së NATO/KFOR(mbas marrëveshjes ushtarake të Kumanovës – 06/1999).

Nga ana tjetër, agresioni i Rusisë-Putiniste ndaj sivranitetit tëUkrainës i dha një mësim të madh mbarë njerëzimit pasikonfirmoi se paqja nuk është një dhuratë e përjetshme. Thënëkëtë shpresoj që kjo luftë do të ulëras si sirenë alarmi për tëmbajtur zgjuar Institucionin e mos-haresës së krimeve të luftës sidhe mesazhit të 6 milion martirëve (jo viktimave !) hebrenj të Holokaustit “kurrë mos harroni = never forget”.

Viti 2022 konfirmoi se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nukështë i adresuar vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por siç e nënvizoi Presidenti Ukrainës Zelensky në fjalën e tij historike nëKongresin Amerikan: “mbetet një kërcenim serioz ndaj renditglobal të sigurisë ndaj kufijve të demokracisë, vlerave perendimore interesave Euroatlantike (USA/NATO/BE)”!

Në përmbledhje, fundi 2022 ishte vetëm fillimi drejt humbjesturpëruese që e pret Rusinë -Putiniste gjatë 2023 për pushtimin e Ukrainës si dhe e diskretitimit të luftës neo-naziste në përballjen me fuqinë e vlerave demokratike, fuqinë ushtarake, forcën e kohezionitdhe solidaritetit të Aleancës Transatlantike.

II. Vitin 2023, Rusia-Putiniste e ka nisur me një përpjekje tëdëshpëruar të ariut të rraskapitur ose e bishës së plagosur rëndënë një vit luftime. Ajo ka shpallur fushatën e hakmarrjes së madhekundër Ukrainës dhe perëndimit. Edhe pse mund të arrijë disaobjektiva operacionale në terren, por e parë në kontekstin eoshilacioneve të humbësve, do të përfundojë si përpjekje kamikaze, e ngjashme me atë të Hitlerit në Prill 1945, i cili në fundin e tijshpalli mobilizimin edhe të mbi 10 vjeçareve, duke e marrë zvarrkombin Gjerman në një avendure vetëvrasëse.

Ukraina për 2023 po/do përballet me heroizëm për të mbrojturterritoret e rimarra, për të mbajtur inisjativën strategjike dhe për tëvijuar mësymjen deri në ri-kthimin e statuskuosë së Krimesë para 2014.

Gjithësesi, të gjithë e panojmë se fati i luftës është i ndërlidhur ngambështetja e USA/NATO, etj me armatime moderne (sa më shpejtedhe më mirë). Prandaj në konferencën ekonimike të Davozit, liderët e mbarë botës e ritheksuan fortë se: “vetëm kohezioni i botësdemokratike si dhe mbështetja me armët moderne do të sigurojëfitoren përfundimtare të luftës nga ana e Ukrainës”.

Kështu me nisjen e vitit 2023, SHBA, UK, Gjermania, etj kanëkonfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger & Leopard 2/1) të gjeneratës se fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës nëtokë (fillimisht 140 tanke, ndërsa paketa e plotë 350). E tmerruarnga supermacia në manovër dhe fuqinë e zjarrit të tankeve të perëndimit, Kremlini po përdor deri qasje të bandave terroriste sip.sh duke stimuluar ushtarët me 70.000 € për çdo tank Leopard, etj!

Gjithësesi duhet thënë se ka befasuar Greqia që edhe pse zotëronrreth 350 Leopard2 dhe 500 Leopard1, ka konfirmuar se nuk do tubashkohet 12 vendeve të NATO-s për të dërguar tanke në Ukrainë. Ndërsa shumë keq është pritur edhe qëndrimi “cinik” i Presidentit të Kroacisë në raport me qasjen e Zagrebit Zyrtar ndaj pavarësisë sëKosovës apo luftës në Ukrainë ..?!

E lexuar si kosto financiare, paketa e mbështetjes e USA dhevendeve të NATO-s (sisteme Patriot, Dronë,Tanke të gjeneratës sëfundit, etj) shkon me shumë se 70 miliard €. Ndërsa para 3 ditësh, Liderët e BE në Samitin hisorik të Kiev-it, konfirmuan që ndihmafinanciare gjatë 2023 do të jetë 18 miliardë €, pa përfshirë mbi 7 miliard € nga Norvegjia. Pra në total lufta apo për më mirë, fitorja e Ukrainës do të mbështetet nga perëndimi me rreth 100 miliard € përvitin 2023.

Nga ana tjetër, shifrat e jashtëzakonshme financiare flasin përvëndosmërinë e perëndimit deri në fitoren e Ukrainës. Ndërkohë qëështë konfirmuar edhe mbështetja për anëtarësimin në BE dhe nëNATO, siç i konfirmoi BBC, ish-Kryetari Komitetit Ushtarak të NATOs, Presidenti i sapo zgjedhur i Çekisë Gjeneral ® Pitr Pavel.

Por dilemat për fundin e luftës dhe përkujdesje e shtuar janërrjedhojë e armëve bërthamore që trashëgon Rusia (5977 njësikundrejt 5428 USA; 290 Franca; 225 UK) me të cilat kërcënon sedo “ti bëjë gjëmën qytetërimit”. Por gjykoj se “nëse do të guxonte”Rusia do të listohej si “shtet terrorist” dhe do të ndëshkohej/t nëmënyrë shëmbullore nga USA/NATO, ndërsa Putinistët si nazistëtdo gjykoheshin: “për krime kundër njerëzimit” !

Duke e lexuar këtë përmbledhje me “sytë” e kolegëve nëWashington, Bruksel, Londër, etj vijojmë ende të besojmë fort, që“2023 është fillimi i fundit të Ariut të plagosur shumë rëndë ngapërballja me Ukrainën martire”. Po ashtu, gjatë vitit 2023 Rusia do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtaraketë USA/NATO-s, si dhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitiketë demokracisë të Aleancës Euroatlantike!

Do ishte e padrejtë të mos e përshëndesnim rolin aktiv, peshën dheimaxhin e Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimitkrah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB si dhe përmbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhekontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës.

Në shtesë, me statusin e ekpertit në peshimin e impakteve të luftësndaj interesave të sigurisë kombëtare, do ti këshilloja faktorëtshtetërorë të Tiranës Zyrtare që: “humbja e luftës, izolimi dhediskretitimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinënë vitin 2023, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon ështënjë rrethanë e artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh nëtavolinat e vendimarrjeve të mëdha me SHBA, NATO & UN si dhepër të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, fuqinē ushtarake dheAleancën e vlerave Transatlantike si dhe interesat kombëtare të RSh.

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut,

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *