fbpx

“Serbia – 2022, e gjunjëzuar nga Moska dhe barikadat antiperëndimore” !

Me kapacitetin e ekpertit të angazhuar për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe
NATO-s, po paraqes një vlerësim strategjik, të fokusuar në ngjarjet madhore dhe
gjëndjen e sigurisë (Serbi – Kosovë), gjatë vitit 2022 si dhe pritshmëritë për 2023. Por
për ta bërë lehtësisht të kuptueshme, po e trajtoj në një spektër më të gjere se Ballkani
Perendimor, ku padyshim lufta në Ukrainë përbën qëndrën e gravitetit tē zhvillimeve 
gjeopolitike në 30 vitet e fundit.  
Viti 2022 konfirmoi se paqja, sovraniteti dhe siguria nuk janë  dhurata të përjetshme,
ndërsa agresioni ushtarak i Rusisë -Putiniste, nuk ishte/është vetëm kundër tërësisë
teritoriale të një vendi sovran (Ukrainës) por siç e nënvizoi Presidenti Zelensky në fjalën
e tij historike në Kongresin Amerikan: “mbetet edhe një kërcenim serioz ndaj rendit dhe
mekanizmave të sigurise globale, ndaj vlerave perëndimore si dhe interesave
Euroatlantike (USA/NATO/BE)”! 
Prandaj, barometri i sigurisë në Ballkanin Perendimor gjatë vitit 2022 ishte i ndërthurur
me luftën në Ukrainë si dhe u dominua nga përpjekjet e Kremlinit për të ndezur një
front/zjarr antiperëndimor në këtë Rajon. Me konkretisht, viti 2022 nisi me premisat e
destabilitetit të Bosnje-Hercegovinēs, dhe u dominua me kërcënimet të Beogradit ndaj
sovranitetit të Republikës së Kosovës (RK). 
Serbia e nisi vitin 2022 me ekspozimin, për më keq “nën inspektimin poshtërues të
Ambasadorit Rus në Beograd !”, të rreth 80% të fuqise ushtarake (Tanke, Mig-29 &
Raketa Ruse) në kufijt e një vendi sovran, Republika e Kosovës; vojoji me bojkotimin
nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të angazhuar në institucionet e
Kosovës si dhe përmbulli vitin 2022 me mbeshtetjen delekuente të barikadave të krimit
të organizuar (jo vetëm në Sērbi) dhe ultra-nacionalistëve në veri të Kosovës (tē cilat u
hoqen nga KFOR, në ditët e para të vitit 2023). 
Vitit 2022, provoi të dështuar armatosjen deri në dhëmbë (1 miliard € buxheti i mbrojtjes
vetēm për vitin 2022) dhe në sfidën dominimit të balancave të fuqisë ushtarake në ajër,
që jo vetëm kërcënon paqen por dhe sfidon interesat e SHBA & NATO-s në Rajon! 
Gjatë vitit 2022, u demaskua me riciklimin opsionit të luftës edhe pas humbjes
turpëruese (24 vjet më parë), duke kërcënuar me ndërhyrje ushtarake ndaj tërësisë
territoriale të Republikës së Kosovës (RK), në kufijtë që, përsa kohë të këtë prezencë
ushtarake në terren, mbetet nën përgjësinë e KFOR-it qysh prej nënshkrimit të
Marrëveshjes së Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palës fituese (NATO) dhe palës
humbëse (Forcat e Armatosura të Serbisë). 
Po ashtu gjatë 2022, u demaskuan përpjekjet delirante të Serbisë, për të pirë nga tre
nëna (Moska, Brukseli & Pekini), të tilla si marrëveshja me Kinën në fushën ushtarake
për raketat e gjeneratës së fundit FK-3, etj. Kulmi këtij vasaliteti arrin kur Ambasadori i
Rusisë në Beograd, Kharchenko, ka “guxuar” për ti kërkuar Serbisë: “të mos marrë
pjesë në asnjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata
Ruse” !?

2. Gjate vitit 2022, u demaskua qasja e Beogradit zyrtar që pas çdo riciklimi të tensionit në
veri të Kosovës akuzonte qeverinë e Prishtinës se po kërcënohej “ekzistenca e pakicës
Serbe” si dhe ultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë së luftës ballkanike", krejt “si
dy pika uji” me ato që Rusia përdori në 2014 në Krime dhe shkurt 2022, për të justifikuar
sulmin ushtarak ndaj sovranitetit të Ukrainës!  
Gjatë vitit 2022 ‘kostumin perëndimor” të Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhe
trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”, kurrsesi nuk mundet ta trembin fuqinë
e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë
drejt BE.  Gjithësesi, duhet pranuar që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë, deri diku me
sukses që: “të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën Personale,
Kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe duke u rrëshqitur përgjegjësive të pushtuesit dhe
të bëjë edhe viktimën 
Ashtu si Moska në Ukrainë, gjatë vitit 2022 dështuan edhe përpjekjet e Beogradit Zyrtar
për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje kanë
konfirmuan njëzeri se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e rendit demokratik dhe interesat
Euro-atlatike nuk bëjnë kompromise të asnjëlloji“. 
Gjatë vitit 2022, Beogradi zyrtar e kaloi vijën e kuqe të mirëbesimit me nënëshkrimin nē
New York të marrëveshjes së partneritetit strategjik me Rusinë, duke e rreshtuar
Serbinë krah 5 shteteve terroriste. Prandaj, pa u tharë boja e kësaj Marrëveshje, mori
përgjigje rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me
Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”.
Ndërsa sapo ka nisur 2023, Beogradi ka marrë 2 mesazhe të forta nga 2 vende me
peshë kritike:
(1) I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,
citoj:  “Qendrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE, pa e
njohur Kosovën“. 
(2) Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell në selinë e Këshillit të Evropës,
konfirmoi: “Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e
udhëhequr nga BE-ja”, Kujtojmë se Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim
në KE, në maj të vitit 2022.
Në shtesë, kjo listë vasaliteti të tejskajshëm ndaj Moskës si dhe rraskapitja e Beogradit
zyrtar mbas barikadave të krimit, u pranua edhe nga vetë Presidenti serb, z. Vučiç i cili
në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, ndër të tjera theksoi: “Serbia po përballet me
një vit (2023) nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe
ekonomik, pasi e vetmja gjë për të cilën të gjithë liderët Euro-atlantik janë interesuar,
janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës” ! 
Thënë sa më lartë, radikalizimi i Beogradit Zyrtar gjatë vitit 2022, shpërdorim për
axhendën e Kremlinit, deri te opsioni luftës ndaj NATO-s, e çmoj si kërcënim ndaj
vetëvetes/Serbisë, por edhe stabilitetit demokratik në vendet e Rajonit. 
Për më tepër, humbjet dhe rraskapitja e Rusisë në Ukrainë, pamëdyshme do të
reflektojnë edhe në dobësimin gjeopolitik të Kremlinit, si rrjedhojë edhe të peshës së
Serbisë në Rajon. Kjo mund tē konsiderohet si një rrethanë e favorshme për Kosovën

3. por dhe si oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare si dhe pozitën gjeopolitike të
Shqiperise në Rajon.  
Konsideruar këtē analizë, për vitin 2023 do t’i këshilloja vllazërisht faktorët e Prishtinës
zyrtare që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, prezencës së NATO
dhe axhendës antiperëndimore”, ti konsiderojnë si sfidë dhe përgjegjësi e lartë
shtetërore për ndërtimin e Kosovës moderne përtej prezencës së NATO-s (që nuk do të
jetë e përjetshme) ku qytetarët pavarësisht përkatesive etnike, fetare & politike të
ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës nga konsumatore në
kontribuese në dobi të paqes, stabilitetit demokrartik dhe në integrimin euroatlantik të
rajonit!  
Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që
për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe
ardhmërisë Euroatlantike të Kosovës duke jetësuar një Patformë të “mënçur”: “Dy
Shtete një Komb” mbi sovranitetin, emergjencat civile,  sigurinë kibernetike,  mbrojtjen
dhe zhvillimin e interesave kombëtare. Thënē këtë duhet garantuar SHBA, NATO dhe
BE, dhe të tjerë faktorë të interesuar, se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të
kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit. 
Prandaj, përkundër riciklimit të luftës barbare 2022, besoj edhe me fortë se për 2023
paqja mbetet opsion dhe mision i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe
konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës,
mirëqënies së qytetareve, stabilitetit të shoqërive demokratike edhe në 6 vendet e
Ballkanit ende të pa integruara në BE. 
Me këtër rast, ri-konfirmoj, se edhe gjatë 2023: “mbetem i përkushtuar, përulur dhe i
përgjegjshëm për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në mbrojtjen
dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe & më gjerë” ! 

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *