fbpx

Hazbi Lika me bashkëluftëtarë shënojnë Ditën e Dëshmorëve të kombit

Sot ishte një ditë shumë e veçantë për ish ushtarët dhe ish komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, sepse, në mënyrë të organizuar, kanë shënuar Ditën e Dëshmorëve, pranë bashkëluftëtarëve që kanë kaluar në përjetësi.

Në Ditën e Dëshmorëve të kombit, ish komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika me ish bashkëluftëtarët ka bërë homazhe pranë vendprehjeve dhe pllakave përkujtimore kushtuar dëshmorëve bashkëluftëtarë.

Pas vizitës në vendin ku prehen dëshmorët, z. Lika me emocionet më fisnike, në kujtim për shokët dëshmorë ka shkruar se “ata ranë për të mos vdekur kurrë”.

Vizita u përcoll me ndjenjat më të fuqishme të krenarisë, duke evokuar me bashkëluftëtarët heroizmin e dëshmorëve të Brigadës që ai e udhëhoqi në mënyrën shembullore.

Vendprehjet e dëshmorëve ishin të shtrira në disa lokalitete si në Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë, ku z. Hazbi Lika me bashkëluftëtarët shprehën nderimin më të sinqertë për bashkëluftëtarët që u sakrifikuan në altarin e lirisë, duke iu bashkuar heronjve të kombit.

Ja postimi i z. Lika në fb:

“Sot shënuam Ditën mbarëkombëtare të dëshmorëve, me homazhe pranë vendprehjes dhe pllakave përkujtimore të dëshmorëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë.

Lavdi Deshmorëve të Kombit!

Ata ranë, për të mos vdekur kurrë!

Hazbi Lika”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *