fbpx

Xhaferi: Maqedonia e Veriut mbështet Kosovën për anëtarësim në NATO

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO. Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Xhaferi tha se Kosova e ka përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim edhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetje edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje finale. Ndërkaq, dënoi agresionin rus në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *