fbpx

“Inter Fantasy” nga Tetova dëshmon humanitetin! Dhuron 500 maska për SPB Tetovë

Kur bota po përballet me pandeminë e Covid 19, njerëzit human dhe në vendin tonë nuk ndalojnë së dhëni kontributin e tyre me aq mundësi sa kanë. Fabrika për prodhimin e mobiljeve “Inter Fantasy” nga Tetova ka përgaditur vetë dhe i ka dhuruar 500 maska për Sektorit për Punë të Brenshme në Tetovë. Një gjest madhor ky nga ana e z. Ismail Nuhiu nga Reçica e Madhe, por edhe veprim vlerësues për punën e policëve heronj që janë vënë në mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve. Ndryshe, Mobileria “Inter Fantasy” përveç prodhimit të mobilieve kualitative njihen si një kompani e cila ka pëkrahur shumë nisma humanitare në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *