fbpx

Kreshnik Bekteshi: Pranoj uljen e pagave për vete dhe të emëruarit, por jam kundër për administratën publike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, disa herë ka reaguar për propozimin për uljen e pagave për shumë sektorë, duke dhënë vërejtje se duhen vlerësime profesionale, afektimet e mundshme dhe implikimet buxhetore, para një vendimi të tillë por edhe ka dhënë propozime si të procedohet tutje.

Kreshnik Bekteshi, nuk e ka hallin e zyrtarëve të BDI-së apo të emëruarve nga kjo parti, z, Bekteshi ka hallin e Administratës, e cila është bartëse e përgjegjësive institucionale dhe bosht kurrizor i shtetit ligjor.

Z. Bekteshi, me vizionin e tij, ka sjell frymë të re në ekonominë e vendit, perspektivën e saj dhe maturitetin e shtetit përballë ekonomisë si kushti themelor për mirëqenien e qytetarëve.

“Po, unë jam i gatshëm të shkoj në ulje të pagës, por jo vetëm unë, ne si BDI e mbështesim masën që ka të bëjë me pagën minimale për të gjithë funksionarët dhe të emëruarit, por jemi kundër që të shkojmë me pagë minimale për gjithë administratën publike”, ka potencuar në shkrimin e tij në rrjetin social, z. Kreshnik Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *