fbpx

Ministri Bekteshi: Hoteleria dhe turizmi me prioritet për hapjen në kohën sa më të shpejtë

Ministri i Ekonomisë, Besnik Bekteshi, ka takuar sot ministren e financave, znj. Angellovska, me të cilën diskutuan për zbatimin e kërkesave të përfaqësuesve të turizmit dhe hotelerisë në ndërhyrjen e qeverisë për zbutjen e krizës por edhe rreth shkaqeve dhe pasojave të ballafaqimit me pandeminë.

Z. Bekteshi ka theksuar se “Prioriteti kryesor i Qeverisë është së pari shëndeti i qytetarëve, dhe më pas edhe ekonomia. Jemi duke punuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin e Sëmundjeve Infektive, por edhe me furnizuesit e ushqimit për të krijuar protokollet për hapjen e ambienteve të hotelerisë dhe për një kohë të shkurtër do të dalim me një zgjidhje konkrete”.

Ja postimi i ministrit Bekteshi në fb:

Së bashku me Ministren e Financave Nina Angellovska, sot realizuam një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë dhe iu prezantuam ndryshimet e fundit në masat për mbështetjen e biznesit për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga Covid 19. Disa nga ndryshimet që kemi bërë burojnë pikërisht nga kërkesat e tyre, gjë që tregon se jemi fleksibil dhe dëgjojmë zërin e biznesit. Prioriteti kryesor i Qeverisë është së pari shëndeti i qytetarëve, dhe më pas edhe ekonomia. Jemi duke punuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin e Sëmundjeve Infektive, por edhe me furnizuesit e ushqimit për të krijuar protokollet për hapjen e ambienteve të hotelierisë dhe për një kohë të shkurtër do të dalim me një zgjidhje konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *