fbpx

Nga 120 personat që kthehen sot në Kosovë, disa shkojnë në shtëpi e të tjerët në karantinë te Qendra Studentore

 

Sot nga Turqia në Kosovë pritet të arrijnë 120 qytetarë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, thotë se një pjesë e tyre do të shkojnë në vet izolim shtëpiak ndërsa një pjesë tjetër do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Ai thotë se ky veprim do të bëhet në pajtim me rregullat e OBSH-së se  kush duhet të vendoset në karantinë.

“Kategoritë mbi 70 vjeçare, personat e sëmurë, personat nën 18 vjeç dhe gratë shtatzëna do të vet izolohen në shtëpi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sadiku thotë se personat që do të shkojnë në shtëpi do të jenë nën mbikëqyrje të ekipeve shëndetësore të komunave që u përkasin.

“Nëse ekipet mjekësore shohin simptoma personave të tillë do t’iu bëhet testi”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë thotë se në bazë të informacioneve rreth 80 prej atyre që kthehen mendohet se kanë shkuar ën Turqi për trajtim mjekësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *