fbpx

“Reagim i Gjeneral Ahmetaj, për insinuatat patriotiko-mediatike qe vinë nga greqia ndaj vlerësimeve Euroatlantike”

Gjeneral Piro Ahmetaj, nje prej ushtarakeve me te larte shqiptar, i shkolluar në Kolegjin e NATOs, si dhe nje ish funksionar në Komandën Suprème te NATOS/SHAPE ka reaguar ne lidhje me publikimin ne disa media kryesore greke te shkrimeve editoriale ne perkrahje te perpjekjeve te qeverise greke per dislokimin e kapaciteteve dhe instalimeve ushtarake ne ishullin me te afert gjeografikisht me Shqiperine, ishullin Othonoi, nderkohe qe debati per kufirin detar me Shqiperine tashme eshte depozituar ne gjykaten nderkombetare.

Theksojme se alarmi i ngritur me te drejte nga Gjeneral Ahmetaj, shikohet me nenvleftesim dhe shperfillje nga autoritetet e Tiranes duke i konsideruar levizjet dhe strategjite ushatrake te Greqise si nje e drejte legjitime e pa rrezikshme per Shqiperine, pasi te dy vendet jane aleate te NATO-s.

Partneriteti dhe miqsia kerkon qe veprimet ushtarake te nje vendi aleat duhen te jene simetrike dhe proporcionale, ose ne kuadrin e planeve rajonale te mbrojtjes se perbashket. Debati i kufirit detar i shoqeruar me levizje unilaterale ushtarake ne terren perbejne minimalisht nje shqetesim i cili patjeter duhet te sqarohet dhe gjykohet ne Komandën Suprème te NATOS perpara se te politizohet nga mediat nacionaliste greke me subjektivizem dhe interpretim armiqsor ndaj Shqiperise.

Me poshte eshte edhe reagimi i Gjeneral Piro Ahmetaj:

“Reagim i Gjeneral Ahmetaj, për insinuatat patriotiko-mediatike qe vinë nga greqia ndaj vlerësimeve Euroatlantike”

Duke marrë shkasë nga disa lajme të botuara në gazeta dhe portalet greke lidhur me një opinionin tim për çështjen e planizimit prezencës së shtuar ushtarake greke në ishullin Othonoi, dëshiroj të bëj një prononcim të shkurtër:

Së pari, “Po ta lexosh me kujdes, them: “nuk besoj gjithësesi të JETË fare e VËRTET që Greqia planizon prezencë të shtuar ushtarake në një ishull të vogël (me 400 banore) dhe përball një Shteti mik dhe antarë të NATOs”!

Në opinionin tim, e përsëris: “kjo do ishte jo vetëm e pa nevojshme dhe e pa dobishme për të dy vendet, por edhe në shkelje të frymës dhe parimeve bazë të bashkekëpunimit që meritojnë dy vendet dhe popujt që kanë jetuar dhe do jetojnë në shekuj si fqinjë që ndajnë vlera dhe histori të përbashkët dhe sigurisht mosmarrveshje, të cilat sigurisht duhet dhe do të zgjidhjen me rrugë paqësore dhe jo me Ushtri, tanke avjonë, nëndetse, raketa, etj” !

Së dyti, për ata që kanë interes, por “kanë dhe ekpertizë strategjike” të lexojnë qetësisht edhe shkrimin tim te panorama bashkëlidhur në shqip dhe jo vetëm interpretime “patriotiko – nacionaliste” në ndonjë media greke, apo portale “te paguaara në Tiranë”, që pikēsëpari nuk i bën aspak komente korrekte karierës sime (psh që arsiminin e kam mbaruar në vitin 80-të – aspak e vërtetë), duke insinuar kështu se opinioni im i përket shkollës së vjetër (post Luftës së Ftohtë) kur në fakt është përqasja me prezencë ushtarake në derën e një fqinji mik, e ngjashme me prezencën e para viteve 90, në kanalin e korfuzit, që i ngjason politikave të harruara tashmë të historisë së trishtë mes dy vendeve tona dhe të Europës.

Ndërsa në të kundërt, Shkollimi im në Kolegjin e NATOs, funksioni në Komandën Suprème te NATOS/SHAPE etj, më detyron moralisht të shpreh opinionin tim kundër qasjeve në shkelje të parimit të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve aleate.

Në shtesë, nënvizoj se kjo perqasje nuk e gjej fare as propocionale (në mos cinike), pasi siç njohem, se fundmi qeveria e RSH, ka hequr edhe nje bazē Detare mbeshtetëse të Sarandes (përball Othonoit) nga lista e kapaciteteve ushtarake të Forcave të Armatosura !

Së treti , ndërsa lidhje të mija me Gjeneral Turq për shkak te funksioneve të larta në NATO, dhe DCHOD, etj në vënd, i kam ashtu te shkëlqyera si me koleget ??, ??, ??,?? ??, etj, këtë shpresoj ta konfirmojnë edhe kolegët e shtatmadhorisë së ??, përfshi kolegun/mikun dhe Shefin e Shtabit të Greqisë, Lieutenant General Charalampos Lalousis, që kemi mbaruar të dy Kolegjin e Lartë të NATOs Romë, bashkënënëshkrues të MoU të NRDC, Thessaloniki, etj !!!

Nga ana tjetër ritheksoj, unë jam shkolluar, punuar dhe rritur në NATO (25 vjet), ku/kur kam bashkëpunuar shkëlqyer dhe kam miqësi me 100ra koleg/Gjeneral dhe colonel grek, që besoj fort se kanë të njëjtat pikpamje gjeopolitike kur vjen puna te kohezioni dhe fryma e mirëbesimit mes vendeve anëtare (perfshi mes ?? & ??) janë në themelet e marrëveshjes së NATOs!

Të tjerat, e përsëris janē populizma patriotike për të ushqyer ekstremistët dhe militantet-kamikaz në të dy vendet !

Së fundmi, historia dhe shkolla e NATOs na kanē mesuar dhe besoj forte se respekti dhe mirëbesimi reciprok është opsioni vetëm mes dy vendeve dhe popujve tanë!

Ndërkohë dua të shtoj keqardhje se, nëse në vendin fqinj komentohet dhe një shkrim i vetëm me qëllimin për të cuar përpara/rrënjosur në mendim objektivin e tyre gjeopolitikë (12 milje), në Shqipëri, qeveria dhe institucionet vendimarrëse heshtin papërgjegjshmërisht. Kjo është për tu shqetësuar !

Gjeneral Piro Ahmetaj

Me poshte mund te gjeni edhe shrimet ne gazetat Greke:

Albanian General: The Greek Army in Othonoi is a serious challenge and nonsense

https://www.protothema.gr/stories/article/1069901/alvanos-stratigossovari-proklisi-kai-anoisia-i-egatastasi-ellinikou-stratou-stous-othonous/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *