fbpx

Shefik Bajrami uron Pashkët për besimtarët katolik e protestan

Ndihmës drejtori i Sigurisë Publike në Maqedoninë e Veriut, Shefik Bajrami, me rastin e Pashkëve, ka uruar besimtarët e krishterë, duke ftuar në këtë kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë, ka shkruar z. Bajrami, duke i uruar Pashkët.

Ja urimi i z. Bajrami:

Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes.
Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë.
Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid 19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
Për shumë mot Pashkët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *