fbpx

Zv. Ministri Nuhiu pret ambasadorin Jaqimoviq, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agin Nuhiu, ka pritur në takim, ambasadorin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup, Dragan Jaqimoviq, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin në lëmin e drejtësisë.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, mund të vlerësohet shumë i mirë dhe ka vend dhe mundësi që të thellohet ky bashkëpunim, në interes të dyja vendeve dhe qytetarëve, u tha në takim.

Ndërsa pas takimit, në rrjetin social, z. Nuhiu ka shkruar: Në takim me ambasadorin e Bosnjës në vendin tonë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në fushën e drejtësisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *