fbpx

Agim Xhafka: Besoj se Luljeta Bozo do tërhiqet nga kandidimi

Tashmë po zien media nga lajmi që Luljeta Bozo do të jetë kandidate për deputete e PS. E lançoi vetë Rama ndaj nuk u muar me humor, si fake, apo sajim ashtu si gjithçka ndodh tek ne.

Unë qysh në krye po them se emri i saj i bën nder PS-së. Një intelektuale e spikatur, gati një shkencëtare dhe zonjë me oratori ekselente. Boll të kujtojmë bisedat e saj në televizionet shqiptare ditët e tërmetit kur ajo nxori në shesh krimet në ndërtime, korrupsionin në projekte, shkeljet teknike, këshillat e vyera që të shprehesh se emri i saj i jep dritë çdo partie.

Sa për moshën dhe vitet e saj mbi supe i quaj pasuri. Është rasti që vetë Rama të kërkojë ndjesë kur zotin Berisha ca vite më pak se Luljeta e quante njeri që s’ka forcë e mundësi.

Pas këtij prologu që e kam shumë të sinqertë mendoja e gati e kisha bindje se Luljeta duke falënderuar Ramën do tërhiqej nga kandidimi me elegancë.

Psh duke theksuar ndonjë angazhim familjar,ndonjë shqetësim shëndetësor të moshës apo gëzimit të këtyre viteve me nipërit e mbesat. Por nuk ndodhi kështu. Ajo shprehu falënderim e angazhim.

Gjithsesi kam një parandjenjë se ajo do të reflektojë në ditët e ardhshme e do prapset nga beteja për mandatin e deputetes.

Pse e them këtë?

Sepse psh; pas fitores do i thonë që të ulet në Kuvend pranë Elisës. Kur të dëgjojë fjalët që nxjerr ajo nga goja apo mendimet servile neveritëse Luljeta do vrapojë përjashta. Nuk do puqen askund mendimet e tyre siç nuk rrinë bashkë një supë e shijshme me një lugë spërkatur me vajguri.

Ose si do ndjehet në një komision ku kryetar është Ulsiu? Apo si do e shtyjë seancën në se do flasë Sadriu? Dhimbja e kokës nuk do i shqitet me javë. Ose kur t’i kujtohet prishja e teatrit,gazi lotsjellës mbi fëmijët,vendi shumë vite pa gjykata, dëmi mbi 1 miliard euro që bën qeveria në vit, rrugët e pambyllura, premtimet boshe, eksodi i rinisë apo pensionet lëmosha atëherë do mbyllë dhe televizorin e do lutet që këto mote mos na kthehen kurrë më.

Zysh Luljeta do e prapësojë kandidimin e saj edhe thjesht nga fakti se ajo ndërton me projekt e cilësi. Por grupi ku ajo do bëjë pjesë është i mbushur plot kusarë dhe banditë. Ata do ia vjedhin tullat, betonin, hekurin, dritaret e dyert.

Do lenë veç tabelën për gjoja pallat, rrugë, ujësjellës apo incerator. Dmth asgjë se ndaj janë deputetë të Ramës. Të zhvatin e të shkullin ç’u sheh syri.

E tillë Luljeta nuk bëhet asnjë minutë. Ndaj do të ikë larg nga oferta që i afruan nga oferta që do ia zbehë ngjyrat e moshës në se pranon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *