fbpx

Analiza e Bild/ A e surprizoi Kremlinin lufta e Putinit? Besnikët e tij nuk ishin në dijeni të…

Para se të sulmonte Ukrainën tetë ditë më parë, Vladimir Putin shtoi presionin në kufi për javë me radhë, me stërvitje ushtarake, duke i treguar dhëmbët shtetit fqinj.

Deri në orët e fundit para se të lajmëronte ‘operacion special’, pothuajse askush nuk mendonte se pushtimi i Putinit ishte real, qoftë edhe nga njerëzit e tij të afërt.

Bild gjerman shkruan se edhe të besuarit e ngushtë të shefit të Kremlinit nuk ishin në planin e tij, për ti treguar atë që kishte ndërmend të bënte në Ukrainë.

Si rezultat, shumë zyrtarë të rangut të lartë, ministra dhe drejtues të kompanive të mëdha shtetërore nuk ishin të përgatitur për pushtimin e Putinit.

Disa prej tyre u tronditën kur u bë i ditur lajmi për pushtimin e Ukrainës, nga vetë Putin. Sipas një burimi pranë qeverisë, kabineti po përgatitet për sanksione – por vetëm kundër vendimit të Putinit për të njohur dy republikat separatiste Donetsk dhe Luhansk si të pavarura.

 

Ata nuk prisnin një pushtim në shkallë të gjerë, dhe rrjedhimisht as sanksione të këtij niveli me të cilat po përballen.

 

Qeveria po përgatitej vetëm për ngjarjen që Rusia të përjashtohej nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT – siç ka ndodhur tani. Në përgatitje për këtë, thuhet se ka pasur disa konferenca të anëtarëve të qeverisë në fillim të vitit.

 

Por anëtarët e qeverisë nuk kishin parashikuar rënien e madhe që ka pësuar rubla, dhe sanksionet e perëndimit mbi dhjetra oligarkë rusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *