fbpx

Bajram Rexhepi: Gazsjellësi 86 km finalizohet vitin tjetër

Sot, Bajram Rexhepi, drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin Bllagoj Boçvarski, ka mbikëqyrur ndërtimin e gazsjellësit magjistral në aksin Shkup-Tetovë-Gostivar, i gjatë 86 kilometra.

Z. Bajram Rexhepi ka deklaruar se “deri më tani, realizimi në këtë aks sipas gjendjes faktike është mbi 70%, kurse në aksin Negotinë – Manastir rreth 92%”.

Ja postimi i plotë i z. Bajram Rexhepi:

Sot, së bashku me Kryeministrin z. Zoran Zaev, Ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bllagoj Boçvarski dhe Ministrin e ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, bëmë mbikëqyrjen e ndërtimit gazsjellësit magjistral në aksin Shkup-Tetovë-Gostivar, i gjatë 86 km, që pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Deri më tani, realizimi në këtë aks sipas gjendjes faktike është mbi 70%, kurse në aksin Negotinë – Manastir rreth 92%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *