fbpx

Ministri Bekteshi: Tubacionet e gazit 86 km, do të jenë gati vitin e ardhshëm

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ka vizituar vendpunishten e gazit natyror, të pjesës së tubacionit të gazit Shkup-Tetovë-Gostivari, e gjatë 86 km, që do të ndërtohet plotësisht deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Z. Bekteshi ka shkruar se “Ministria e Ekonomisë po punon për krijimin e një partneriteti publik-privat për ndërtimin e rrjetit distribuiv të gazit. Kjo do të mundësojë çmime më të ulëta të energjisë për industrinë dhe ekonominë”.

Ndërsa në një shkrim të veçantë, kushtuar gazifikimit ministri Bekteshi ka deklaruar:

Ndërtimi i gazsjellësit është projekti më prioritar në sektorin energjetik në vend. Në ndërtimin e gazsjellësit kombëtar të gazit është punuar intensivisht në tre vitet e fundit dhe punimet do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në periudhën e ardhshme.
Ministria e Ekonomisë po punon për krijimin e një partneriteti publik-privat për ndërtimin e rrjetit distribuiv të gazit. Kjo do të mundësojë çmime më të ulëta të energjisë për industrinë dhe ekonominë, ndërsa kompanitë do të bëhen më konkurruese me çka do të ulen shpenzimet e tyre në fushën e furnizimit me energense, por gjithashtu do t’u sigurojë qytetarëve mundësinë për të furnizuar me gaz natyror.
Sot, së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë Bajram Rexhepi, bëmë mbikëqyrjen e ndërtimit të pjesës së tubacionit të gazit Shkup-Tetovë-Gostivari, e gjatë 86 km, që do të ndërtohet plotësisht deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *