fbpx

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Prezenca e FS Amerikane eshte nje mesazh i forte i perkushtimit te SHBA dhe rolit te RSh per stabilitetin dhe interesat gjeopolitike ne rajon”

#Sëpari, vendimi i Komandës të Operacioneve Speciale 🇺🇸 në Evropë për të ngritur në 🇦🇱 një shtab të FS (me rotacion) është Jo vetëm një lajm historik, por një ngarje me peshë kritike, e cila para së gjithash demostron përkushtimin e 🇺🇸 dhe rolin e 🇦🇱 për paqen, stabilitetin demokratik, axhendën e integrimit 🇪🇺 si dhe interesat gjeopolitike të 🇺🇸 & NATO-s në Rajon.
#Sêdyti, për opinionin publik, duhet qartësuar se ndërsa kjo vendimarrje e nderon 🇦🇱, nuk ka ASNJË anësi politike, sigurisht as me luftën turpëruese të bravave në ish-PD, as me oshilacionet e opinionistëve të gjithëditur “mbi fushat arrestimesh nga rambot e 🇺🇸…”, pasi ajo është mirë peshuar nga Pentagoni përtej çdo Emri drejtuesi Partie apo funksionari shtetëror që Ai/Ajo mbajnë aktualisht ose në vijim në RSh!
#Sëtreti, duke duartrokitur këtë rast, meriton të ripërsërisim mirënjohjen mbarëKombëtare ndaj SHBA-ve si dhe respektin për sakrificat dhe kontributet që japin ushtarakët 🇺🇸 dhe 🇦🇱 për paqen dhe sigurinë në Rajon dhe në botë.
Zoti e bekoftë partneritetin strategjik 🇺🇸 🤝 🇦🇱,
Marre nga faqja e Facebook e Ret. Gen Piro Ahmetaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *