fbpx

Presidenca shpalos listën e të gjitha takimeve që Osmani i zhvilloi në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë javë udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Shkuarjen në Amerikë, ajo e shfrytëzoi edhe për takime e bashkëbisedime me zyrtarë amerikanë.

Më poshtë i gjeni të gjitha bashkëbisedimet dhe takimet të cilat Osmani i zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

Antony Blinken – sekretari i Shtetit i SHBA-ve

Wendy Sherman – zëvendës sekretare e Shetit

Bill Clinton – ish presidenti i ShBA-ve

Al Gore – ish zëvendës president i SHBA-ve

Condoleezza Rice – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve

John Kerry – ish sekretar i shtetit të SHBA-së

Susan Rice – drejtoreshë e Këshillit të Politikave të Brendshme të SHBA-ve

Elliot Engel – ish kongresist dhe ish- udhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres

Jim O’Brien – shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja Osmani ka realizuar poashtu takime të ndara me:

Nancy Pelosi – kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve

Kongresistin Steny Hoyer – udhëheqës i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve

Senatorin Chuck Schumer – lider i shumicës parlamentare në Senat

Senatorin Ben Cardin – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan

Kongresistin Steve Cohen – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan

Kongresistin Darrell Issa – anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve

Senatori Bob Menendez – kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan

Senatorin Chris Coons – anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan

Kongresistin Ritchie Torres – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres

Kongresistin Jim Himes – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres

Kongresistin Robert Aderholt – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres

Senatorin Gary Peters – kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Çështje Qeveritare

Amanda Sloat – drejtoreshë e lartë për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare

Derek Chollet – këshilltari Special në Departamentin e Shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *