fbpx

Shaqir Palushi: Blej t’vendit!

Pas heqjes së tarifës dhe mundësisë së importit të prodhimeve nga Serbia, ndërmarrësi i mirënjohur Shaqir Palushi, ka ftuar qytetarët t’i injorojnë prodhimet e huaja dhe t’ konsumojnë prodhimet e vendit, me sloganin: Blej t’vendit!

Sipas z. Palushi, konsumi i prodhimeve vendore, e ndihmon më shumë zhvillimin e vendit.

Z. Palushi, është pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka e cila merret me prodhimin e pijeve të frutave “Relax” dhe pijes energjike “Golden Eagle”.

Ja postimi i z. Palushi në fb:

Blej T’Vendit
Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë, të gjithë prodhuesve në Kosovë i sjelli rritje si në shitje ashtu edhe në numër të të punësuarve, taksa tashmë e ka arritur efektin e saj, neve na duhet të ja shtojmë vlerën.
Ndihmo edhe më shumë zhvillimin e vendit, duke blerë produkte të vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *