fbpx

​Inspeksioni i Prishtinës mbikëqyrë zbatimin e vendimeve kundër shpërndarjes së virusit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se inspekcioni është në terren për mbikëqyrjen e zbatimit të urdhëresave dhe vendimeve për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

“Inspekcioni është në terren për mbikëqyrjen e zbatimit të urdhëresave dhe vendimeve për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Është në dorë të bizneseve: respektoni aktet – shmangni gjobat!”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Prishtina është komuna e dytë pas Malishevës me numrin më të madh të personave të prekur me coronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *