fbpx

Arben Ahmeti: Refuzimi i Kurtit për të shkuar në SHBA është sikurse dezertimi në kohë lufte

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ka refuzuar të shkojë në SHBA e të nënshkruaj një marrëveshje të parapërgatitur me Serbinë.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se abstenimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit si dy persona që kanë marrë shumicën e votave nga procesi i dialogut në SHBA është sikurse dezertimi nga lufta, përcjell Telegrafi.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani na prezentojnë se Kosovës po i eksponohet një rrezik në shtëpinë e bardhë. Pra po thonë se thikat janë mbi hartat e Kosovës. Për mua është e pakuptueshme që njeriu më i votuar në zgjedhjet e fundit derisa e di që thikat janë mbi hartën e Kosovës, tërhiqet dhe kërkon zgjedhje. Kjo është e barabartë sikurse me dezertimin në kohë lufte”.

“…Kjo është njëjtë sikurse Naser Ramadani të del e të thotë: E kam informacionin se do të sëmuren edhe 1,000 qytetarë e do të vdesin edhe 300 të tjerë e si rezultat unë po tërhiqem”.

Ahmeti thotë se nuk mund të tërhiqet nga procesi një person që ka përgjegjësi në kohën kur Kosovës po i shfaqet një marrëveshje që nuk mund të jetë më e mira.

“Kush mund të na përfaqësojë në një betejë e cila qenka kaq vendimtare për vendim tonë pos njerëzve që kanë marrë më së shumti vota”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *