fbpx

Asnjë i infektuar me COVID-19 nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Me gjithë rastet e trajtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore përfshirë edhe ata të dyshuar apo që kanë dalur pozitiv me coronavirus, deri më tani nuk ka asnjë të infektuar nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Deri më tani janë testuar 6 Mjek Specialist dhe 6 Infermierë të Spitalit të cilët kanë qenë në kontakt me pacientët e dalur pozitiv me coronavirus edhe gjatë vikendit, dhe të gjithë kanë dalur negativ në testet e kryera nga IKSHPK.

“Përdorimi i masave mbrojtëse për personelin dhe dezinfektimi i përditshëm i ambienteve të Spitalit do të vazhdojë të aplikohet edhe në të ardhmen me qëllimin që Spitali i Përgjithshëm në Pejë të jetë vend i sigurt për trajtimin e të gjitha rasteve të pacientëve që referohen për marrjen e shërbimeve shëndetësore.Duke uruar që qytetarët të kenë sa më pak nevojë të vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, NE shprehim gatishmërinë që tu shërbejmë të gjithë atyre që kanë referim për marrjen e shërbimit shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithsëm në Pejë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *