fbpx

Basha bllokon Berishen, Berisha: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas debateve të sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e tij. Me anë të një statusi shkurt në Facebook, lideri historik demokrat teksa e quan Lulzim Bashën ish-kryetar, thotë se ka shpallur non-grata bazën e partisë.

“Miq, ish-kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit Lulzim Basha. Flamur Noka e ka quajtur si thikë pas shpine vendimin e Bashës, ndërkohë që ka thënë se Lulzim Basha duhet të thërriste Këshillin Kombëtar për të vendosur.

Më tej Basha ka sqaruar se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga strukturat, por përkohësisht deri në sqarimin e çështjes në rrugë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *