fbpx

Brnabiq për vizitë në Kosovë, Kurti ka një porosi për të: Uroj që të mos e vazhdosh avazin e Petkoviqit

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për vizitën e paralajmëruar të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq në veri të Kosovës.

Kurti në konferencë për media ka bërë të ditur se kërkesa për vizitën e Brbaniqit ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës kishte bërë kërkesë për të lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Shpresoj që vizitat e zyrtarëve t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi. Por, pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit të Beogradit që jepte deklarata përçarëse, ndarëse e që kishin për qëllim tensionimin”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e gjithë qytetarëve.

“Besoj se Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër, për këto më pak se një vit e gjysmë, ka bërë më shumë se çdo qeveri paraprake. Edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet joshumicë. Por, edhe këtu kemi një vështirësi. Sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike. Edhe te komunitetet joshumicë listat e të punësuarve në institucionet publike janë përpiluar nga partitë politike. Nuk është e lehtë që një avaz që ka vazhduar për mbi 20 vjet të ndryshojë për më pak se një vit e gjysmë”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *