fbpx

Dy raste të reja me COVID-19 në Prishtinë, rastet aktive shkojnë në dhjetë

Në Komunën e Prishtinës sonte janë paraqitur edhe dy raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se rastet e reja janë raste kontakti nga qytetarja që ishte infektuar në një klinikë gjinekologjike private në Prishtinë.

Gashi thotë se sot nga Komuna e Prishtinës janë dërguar për testim rreth 30 raste, përcjell Telegrafi.

“Nga Komuna e Prishtinës 63 raste me COVID-19 janë shëruar, dy kanë vdekur ndërsa 10 raste janë aktive”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se edhe sonte rastet e kontaktit të ditëve të fundit janë duke u gjurmuar.

Komuna e Prishtinës është e katërta në nivel Kosove për nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me 75 raste të paraqitura me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *